“HollywoodLife” ka mësuar se viti 2022 mund të jetë vit ndryshe për Rihannën dhe Asap Rocky. Sipas burimeve, viti 2022 mund të jetë viti që ata do të thonë: “Unë po!”

Në janar 2020, Rihanna dhe Rocky, e bënë publike romancën e tyre kur u panë gjatë udhëtimit të tyre të parë për pushime në Barbados, ku të dy kanë familjet e tyre.

Që atëherë dyshja janë dashuruar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin.

Një burim i afërt me Rihanna-n i tha “HollywoodLife” se “është vetëm çështje kohe para se ASAP Rocky t’i propozojë Rihanna-s”.

Në një intervistë në maj të vitit 2020 me Vogue, këngëtarja e hitit “Stay” tha se është e hapur për të pasur fëmijë “kur të jetë koha e duhur”.