Parashutat më datën 9 janar dedikuar Donaldit, sollën edhe njëherë tjetër konfuzion për marrëdhënien e tij me Beatriksin.
Por menjëherë pas kësaj, u aludua në mediat online, se mamaja e Triksës, Antigone Ramosaj kishte pasur një debat me Arbana Osmanin se po e trajtojnë shumë keq këngëtaren, por asgjë nga këto nuk është e vërtet, dhe këtë e ka sqaruar vetë Antigona.
Ajo ka hedhur poshtë publikisht lajmet se ka bërë debat me Arbanën apo produksionin e Big Brother VIP.
“E shoh të arsyeshme të reagoj pas disa shpifjeve të publikuara në portale, ku thuhet se unë kam debatuar ashpër me Arbana Osmanin dhe produksionin për trajtimin dhe provokimet që po i bëhen vajzës time në BBV. Dua ta sqaroj se çdo takim mes meje dhe produksionit ka qenë miqësor. Nuk kam pasur përballje as me Arbanën e askënd tjetër. Të dashur ndjekës të BBV zgjidhni mediat ku informoheni”, shkruan Antigone Ramosaj në postimin e saj.