Ish kryeministri Sali Berisha ka zbritur Komisionin e Rithemelim në bazë për të zhvilluar takime me demokratët dhe nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD. Gjatë ditës së sotme deputeti Belind Këlliçi ishte në degën e Beratit, ku tha se PD ka nevojë për zhvillimin e zgjedhjeve në të 71 degët e saj në të gjithë vendin dhe se fokusin kryesor do të kenë largimin e Edi Ramës.
Mbledhja u zhvillua brenda selisë së PD Berat, ku dera ishte e hapur, dhe zgjati rreth 60 minuta. Këlliçi u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që aspirojnë të kenë një karrierë në Partinë Demokratike që të vijnë të bashkohen dhe të bëhen pjesë e këtij procesi të jashtëzakonshëm, që-sipas Këlliçit do rifeskojë partinë.
“Në lidhje me çeljen e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet deri në nivel kryetar dege, në të 71 degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin. Ky është një proces që ka nisur nga data 10 Janar dhe do të përfundojë në 15 Shkurt. Është një proces i shumëpritur në Partinë Demokratike, për shkak se demokratët me zor kanë pritur rifreskimi e strukturave, për tu bërë gati në përballjen elektorale më të shpejtë me qeverinë dhe Edi Ramën. I drejtoj një thirrje të gjithë demokratëve por mbi të gjitha të rinjve, të cilët duan dhe aspirojnë të kenë një karrierë në Partinë Demokratike, të vijnë të bashkohen me ne dhe të bëhen pjesë e këtij procesi të jashtëzakonshëm, që do ta riorganizojë, do ta rivitalizojë por edhe do ta rifreskojë mbi të gjitha Partinë Demokratike në çdo cep të saj. Armiku ynë dhe kundërshtari politik është një dhe vetëm një, ai quhet Edi Rama”, tha Këlliçi.
Edhe në degën e PD në Lushnje ishte Klevis Balliu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, i cili gjatë takimit me demokratët nisën procedurat për organizimin e zgjedhjeve për kreun e degës.