Një nga aktivistet e Lëvizjes Demokratike të Gruas në radhët e Partisë Demokratike gjatë takimit me kryedemokratin Basha i ka bërë thirrje Berishës që të mbledhë njerëzit që ai ka lëshuar në sulm ndaj saj.
Në fjalën e saj, tropojonia ka theksuar se ajo e ka mbështetur Berishën së bashku me bashkëshortin e saj por tashmë ka ndryshuar gjithçka.
Ajo theksoi se se nuk mund të bëhet hipokrite dhe të dalë në mbrojtje të kauzës së tij për të hequr nongratan amerikane.
“Sali Berishës i bëj thirrje: Mblidh burracakët që i ke vënë në sulm kundër meje, se unë nuk mund të quhem hipokrite dhe të mbështes “non gratat” e tua.
Dhe Sali Berisha e njeh shumë mirë dhe e di shumë mirë që ka pasur një mbështetje të pakushtëzuar nga familja ime, edhe nga unë, edhe nga bashkëshorti im.
Por i’a them që këtu: E paç haram Sali Berisha! Jam krenare që kam qëndruar e fortë dhe do qëndroj çdo ditë për të ardhmen”, u shpreh aktivistja e LDGSH-së, në takimin me Bashën.