Deputetja e PD, Sorina Koti në protestën e 8 janarit dhunën e pa nga brenda selisë blu, ku sipas saj mbështetës të Bashës i kishin pritur demokratët që po protestonin në mënyrë të qetë me shkopinj bejsbolli dhe dyer të blinduara. Në një intervistë për Report Tv, Koti e cilësoi dhunën në protestën e 8 janarit shokuese, ku shprehet se ndaj protestuesve u hodh gaz lotsjellës.
“Ka qenë një ditë e vështirë për demokratët pasi kishim informacion se protesta mund të tejkalonte normat reale dhe të qetësisë së një proteste. Ne kishim ditë që ishim njoftuar se brenda selisë dyert po blindoheshin, kishte shkopinj bejsbolli, shifra hekuri. Data 8 ka qenë një shok, pasi nuk e prisnin që dhuna ndaj nesh të ishte në atë lloj forme dhe shkalle. Që në momentet e para që kemi hyrë në oborrin e PD jemi rreshtuar në shkallët e saj për të thënë që jemi këtu të rimarrin shtëpinë e demokratëve dhe në momentin e parë që është hapur dera qendrore e selisë dhe isha në korridorin e saj ku jemi përballur me gazin që erdhi brenda selisë. Kur janë thyer xhamat e katit të dytë u thyen nga brenda selisë dhe një pjesë e tyre na ranë poshtë. Ne ishin protestues të qetë me duar në xhepa”, tha Koti.
Koti foli edhe për përjashtimet dhe pezullimet e 28 anëtarëve aktiv të PD, ku e cilësoi këtë vendim si më të gabuarin pasi bashkë me to partisë u ikin edhe votat që ata mbledhin nga simpatizantët e tyre. “Të humbasësh një pjesë të mirë të udhëheqjes së PD indirekt do të thotë se ke humbur dhe votat e tyre. Ky është një vendim i gabuar për përjashtimet dhe pezulluar anëtar aktiv të PD, ky është një nga vendimet më shokuese dhe vrastare për partinë”, tha ajo.
Si do të vijojë gjendja në grupin e demokratëve në Kuvend ku seanca e parë për sesionin e ri pritet të nis më 17 janar, Sorina Koti tha se “jemi pjesë e PD dhe në asnjë moment nuk kemi thënë nëse do largohemi nga grupi parlamentar apo do të krijojmë një grup tjetër parlamentar”.