Në kuadër të dhunës së ushtruar një ditë më parë në protestën e zhvilluar para selisë së PD-së, policia e Tiranës ka bërë me dije se ka vënë në pranga 34 persona dhe ka proceduar penalisht 18 të tjerë.
Njoftimi i plotë: Ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 34 shtetas, procedohen penalisht 18 shtetas të tjerë.