Ditën e djeshme dy tatuazhistë u futën në “Big Brother VIP” për t’iu bërë tatuazhe banorëve. Njëri prej tyre “magjepsi” Beniadën dhe këtë e zbuloi vetë modelja gjatë një bisede me Arjolën.
“Ai më shikonte mua, unë shikoja atë tjetrin. Nuk e shikoja dot në sy se po ta shikoja, do e haja me sy”, i tha ajo, teksa Arjola shtoi se djali ishte shumë simpatik.
Beniada: Poo, ishte cute
Arjola: Pse nuk nejte më shumë te ajo dhoma se do i biesh pishman?
Beniada: Kisha turp Arjola: Po kur do rritesh? Turp do kesh gjithmonë
Beniada: Po, kështu jam, kam turp