Higjena dhe rregulli në shtëpinë e Big Brother duket se është kthyer në një problem serioz. Për t’i nxitur drejt rregullit, pastërtisë dhe sistemimit Vëllai i Madh ka vendosur të paralajmërojë banorët. Ata dënohen të lajnë me dorë të gjitha rrobat që ndodhen në lavanderi, gjithashtu të pastrojnë kuzhinën pas çdo vakti dhe verandën para së të shtrihen për të fjetur.

Por vendimi ka bërë që në shtëpi të shpërthejnë debatet mes banorëve. Në sherr janë përfshirë të gjithë, si Donaldi me Einxhel, Monika me Arbrin e të tjerë. Një nga debatet e forta ishte ai midis Ilir Shaqirit dhe Beniada Nishanit.

Iliri iu tha vajzave se ishin pasive në lidhje me punët e shtëpisë dhe se të paktën duhet të bëjnë minimumin për ta mbajtur pastër. Kjo gjë i ka acaruar vajzat e sidomos Beniadën, e cila tha se ‘nuk do t’i pastrojnë dhe të pasmet’ atyre. Këtë gjë balerini nuk priti aspak mirë ku u shpreh se ‘u tregua shumë e paedukatë’ dhe se nuk duhej t’i drejtohej me atë gjuhë pasi nuk i shkon.

Pjesë nga debati/ Iliri: Unë si person kur shikoj dikë që konsumon aty, atje dhe i them shko ngrije pjatën dhe të mos ta marri për ofendim fare.

Beniada: Nuk mund të flasësh në përgjithësi që në vajzat jemi passive sepse unë nuk jam fare passive.

Beatrix: Nuk kam në olan të bëhem pastruse duke bërë përditë të njëjtën gjë, o do ti bëjmë të gjithë tamam ose…

Iliri: Trix, çohuni përditë në mëngjes dhe bëni punët e shtëpisë, si bëhëen punët ne një shtëpi normale. Kjo shtëpi nuk mbahet me minimumun e pastërtisë.

Beniada: Unë gjithmonë kam pastruar guzhinën vetëm këtë javë se kam pastruar se nuk kam qenë në terezi. Çfarë do ju pastroj edhe s*mën unë juve tani, hec mor Ilir se gatove ti edhe bëre të gjitha gjërat. Mos na thuaj më passive se unë nuk jam fare passive në pastrim.

Iliri: Ule atë gjënë që the se e ngrite shumë përpjetë se tregon që je e paedukatë, me atë gjuhë mua mos më fol.

Beniada: Unë nuk jam passive e di shumë mirë dhe të lutem mos ma thuaj më.

Iiliri: Të lutëm duhet të ishtë fjala e parë që duhej të thoje. Mos u hidh përpjetë se nuk të shkon. Zgjohuni në mëngjes herët dhe bëni punët e shtëpisë. Mbani shtëpinë, si bëhen punët në një shtëpi normale.