Trajneri i Juventus, Masimiliano Alegri, sot në një intervistë për shtyp, është pyetur për gjendjen që ndodhet ekipi i tij. Gjithashtu italiani kishte dhe disa fjalë për sa i përket pezullimit në ndeshjen me Romën.
“Unë e dija që ky vit do të ishte një vit ndryshe, do të ishte një vit rritjeje për ekipin. Për titullin besoj se do të rikthehemi pas një ose dy vitesh” u shpreh Alegri për sa i përket gjendjes që ndodhet Juventus këtë sezon.
Gjithashtu 54-vjeçari u pyet dhe për sfidën me Romën, në të cilën italiani nuk mund të marri pjesë për shkak të një pezullimi. “Roma-Juventus është gjithmonë një sfidë e vështirë, sepse Roma ka lojtarë të shkëlqyer. Gjithashtu, edhe Murinjo do të përgatisë një ndeshje të madhe pas asaj humbje me Milanin. Është një tjetër ndeshje direkte dhe ne duhet ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme” tha Alegri.
Për sa i përket pezullimit, ai nuk preferoi të jepte shumë komente: “Skualifikimi? Nuk dua të shtoj asgjë më shumë” përfundoi Alegri.