Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të ‘Big Brother VIP’, Donald Veshaj u vendos para një zgjedhje shumë të vështirë, si rrjedhojë e hapjes së kutisë së Pandorës. Atij iu desh të zgjidhte 3 emra që t’i nxirrte në nominim, përfshirë edhe veten.
Si pasojë, aktori tha emrin e tij, të Ilirit dhe të Meridianin.
Kjo zgjedhje u bisedua gjatë nga banorët, të cilët po diskutonin se si do të kishin vepruar nëse do t’i kishte ndodhur e njejta situatë.
Mirëpo duket se përgjigja e Ilirit nuk i ka pëlqyer mikeshës së tij, Arjolës.
Ai u shpreh se do ta kishtë nominuar aktoren me veten dhe Beniadën, nëse do të kishte qenë në vend të Donaldit.
Iliri: Si do ta kisha bërë unë?
Dj Dagz: Po
Iliri: Tek për tek po. Të kisha futur një të tretë mes nesh jo
Einxhel: Unë do e kisha bërë. Do kisha futur veten e të tjerë
Iliri: Do kisha futur tre që për mendimin tim janë barazim
Arjola: Ça do bëje?
Iliri: Arjolën dhe Beniadën në nominim
Arjola: Ti?
Iliri: Po
Arjola: Vërtet? Zë be për kokë…
Iliri: Nuk zë be
Einxhel: Shoqen e ngushtë Monen nuk do e fusje, do e lije jashtë?
Iliri: Jo se dua ta shoh akoma këtu
Arjola: Do të më shohësh në nominim? Edhe thotë Iliri nuk jam lojtar
Iliri: Nuk besoj se ke frikë nga nominimi
Arjola: Jo nuk kam frikë. Kë do të nxjerrësh nga ne të treja?
Iliri: Atë e vendos publiku, nuk e vendos unë
Arjola: Je bërë i rrezikshëm. Paskemi armiq mes nesh
Einxhel: Zemra, Iliri ka qenë gjithmonë mes nesh, nuk është se erdhi sot
Iliri: Do ta kishe pasur problem këtë?
Arjola: Nga ty nuk e pres
Iliri: Pse?
Arjola: Jo tani, nga 18, nga 14 e sipër edhe e prisja. Ok, më nomino
Iliri: Edhe ti më nomino
Arjola: Jo zemër. Parimet e mia janë parime, nuk i shkel për askënd. Nuk të dominoj kurrë. Gëzuar Ilir, të paça
Iliri: Nominimi të jep forcë
Arjola: Unë jam e fortë
Iliri: Edhe në nominim je e fortë
Arjola: Unë kam thënë në një moment do të dominojmë, por jo në këtë fazë