Donaldi ka folur me Beatrix për nominimin.

“Mund të dal dhe unë,nuk e di si është parë këto dy javë”,tha Donaldi.

“Pse si janë parë këto dy javë?”,e pyeti Beatrix.

“Po ku e di unë si mund të jenë parë,përderisa publiku duartrokiti kur Arbri na nxorri ne të dy në nominim mund të kemi bërë diçka keq”,tha Donaldi.

Rikujtojmë se zinxhiri i djeshëm ka hapur shumë diskutime në shtëpi. Fakti që as Beatrix dhe as Donald nuk shpëtuan DJ Dagz nuk është parë mirë nga një pjesë e banorëve, por edhe nga një pjesë e publikut.

Ndërkohë, Beatrix dhe Donald kanë diskutuar për të gjithë situatën e ndodhur, duke komentuar reagimin e Einxhel.

Aty, Donaldi ka sqaruar dhe arsyen se pse nuk e ka zgjedhur Dagz, duke thënë se ka dashur të largojë moderatoren nga gara.

Beatrix: Tha e bëtë kurban Dagzin, rrini me Egzonën tani. Sot nuk më ke parë në sy gjithë ditën që dje.

Donald: E bëtë kurban Dagzin e? Pse nga ta dinim si do shkonte ajo gjëja? Unë Dagzin nuk e kam zgjedh prej Einxhelit se e di që zgjedh Einxhelin. E them pastërtisht fare. Unë nuk dua të dal Dagzi, dua të nxjerr atë jo Dagzin.

Beatrix: Se dinte askush si do shkonte kjo gjëja.

Donald: Po të kishte zgjedhur Dagzin Monika, do ishe ti me Beniadën. Se marr vesh Einxhel këto kohë, te dhoma e suitës te meksikani ishte fundi.