Ditën e sotme, në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë ardhur tre parashuta. Dy prej tyre kanë qenë për çiftin Einxhel dhe Dj Dagz, ndërsa tjetra e cila ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë parashuta dedikuar Donaldit që shkruante: 9 janar! 9 janari është pikërisht ditëlindja e ish-partneres së tij Bora Zemani dhe mesa duket fansat kanë dashur t’ia rikujtojnë aktorit të humorit, edhe pse tashmë ai është në një lidhje tjetër me banoren e shtëpisë, këngëtaren Beatrix Ramosaj. Kjo e fundit nuk ka reaguar aspak mirë pas ardhjes së parashutës, siç duket dhe në mimikat e fytyrës dhe reagimeve të saj.
Pas kësaj “surprize” Donaldi ka bërë një bisedë me Beatrix ku mesa duket ka dashur t’i shpjegojë kuptimin e datës 9 janar:

“Data 9 janar është ditëlindja e…” Beatrix: “E mora me mend”. Donald: “Se di nëse është koecidencë apo jo, edhe nuk dua që ti të…” Beatrix: “Jeta është historia jote”. Donald: “Nuk di ca të them për zotin, pë mua ishte shumë gjë e bukur realisht.” Beatrix:”Qetësohu se nuk ka asnjë gjë, për kokë të mamit. Unë të kam thënë është një gjë që e ke jetu edhepjesë e jotja”. Donald: “Sido që të jetë unë e respektoj”. Beatrix: “Po nuk diskutohet, ne i kemi fol këto gjëra në fillim. Unë mërzitem për budalliqe këto jo për këtë jeta të kam thënë”.