Në nisje të “Big Brother VIP Albania”, Fifi dhe Donaldi kanë diskutuar për bërjen e tatuazhit “filoqyl”, i cili do të nënkuptonte lutjen për qiellin që të bjerë shi.

Me largimin e saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Fifi e bëri menjëherë tatuazhin në krahun e saj.

Këtë gjë, ajo ia komunikoi Donaldit në “PRIME”-n e natës së Krishtlindjeve, ku i tregoi tatuazhin, gjë që e lumturoi shumë aktorin e humorit, duke i premtuar se dhe ai do të bënte të njejtën gjë, sapo të kishte mundësi.

Ndërkohë, ditën e sotme, të gjithë banorëve të “Big Brother VIP” iu dha mundësia për të bërë një tatuazh brenda mureve të shtëpisë. Kështu, Donaldi e mbajti premtimin duke shkruar fjalën “filoqyl” në dorën e tij.

BISEDA MES BANORËVE:

Beniada: Sa i bukur, i kuq, të shkon shumë. Ashtu e kishte bërë dhe Fifi?

Donaldi: Jo të zi e ka bërë Fifi. Por unë e bëra të kuqe që të jetë kuq e zi.

Beniada: Të dhimbti?

Donaldi: Jo o shpirti, kjo është gudulisje.

Rikujtojmë se Fifi e ka shprehur disa herë mbështetjen për Donaldin duke i bërë herë pas here dedikime suportuese. Edhe gjatë “PRIME”-ve, ajo i ka uruar atij fitoren, duke i thënë “Fitoje lojën edhe për mua!”