Emisari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë David Nabarro, ndërsa foli për situatën epidemiologjike u shpreh se të dhënat e fundit flasin për rezultate pozitive.
Referuar situatës aktuale në Britani, ai gjithashtu tha se Britania e Madhe mund të jetë vend i parë që do të dalë nga pandemia, për të hyrë në një fazë endemike më të menaxhueshme.
‘Duke parë Britaninë e Madhe, duket se ka dritë në fund të tunelit. Të dhënat e fundit në Britani na japin një bazë për të shpresuar se tendenca tani mund të jetë në rënie’, ka thënë më tej ai.