Dy ditë pas protestës së ndodhur, kanë nisur riparimet në selinë blu. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për “BalkanWeb”, pamje ku shihet se si disa persona kanë nisur të merren me pastrimin dhe riparimin e godinës.
Kujtojmë se dyer, dritare, por edhe ambiente të brendshme u dëmtuan gjatë protestës së 8 janarit, të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në drejtim të godinës u hodhën gurë dhe u përdorën mjete të tjera të forta.
Për këtë ngjarje, policia ka shoqëruar e arrestuar dhjetëra persona, mes tyre edhe reperin Stresi. E po ashtu, janë proceduar penalisht, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka.