Sulmuesi i Inter-ti, Edin Dzeko, ka pranuar se ka vendosur të largohet nga Manchester City në 2015-ën për shkak të trajnerit Manuel Pellegrini-t.
Sulmuesi boshnjak ka qenë shumë i dashur nga tifozët në Etihad Stadium mes 2011-ës dhe 2015-ës, duke shënuar 72 gola në 189 ndeshje që e kanë ndihmuar të fitojë dy tituj në Premier League, Kupën e Anglisë në 2011-ën dhe Kupën e Ligës në 2014-ën.
Dzeko është transferuar më pas te Roma në verën e 2015-ës, një vendim që është marrë nga lojtari pas një debati me trajnerin Pellegrini, i cili tani është në drejtim të Betis-it.
“Isha në momentin më të mirë të karrierës sime dhe nuk doja të qëndroja në stol, kështu që kam zgjedhur Roma-n”, ka thënë Dzeko për Corriere dello Sport në lidhje me largimin e tij nga City. “Nuk jam aspak i penduar, përkundrazi”.
“Unë u largova nga Anglia me tre vite akoma në kontratë, nuk isha dakord me trajnerin Manuel Pellegrini.
“Vetëm te Roma nuk kam fituar një trofe, por kanë qenë gjashtë vite të mrekullueshme. Tani jam tek Inter dhe dua të fitoj titullin”.