Natën e 31 dhejtorit banorët e Big Brother Vip kanë shijuar ushqimet e preferuara, që i janë gatuar mamatë e tyre. Kështu dhe Beatrix ka provuar një nga pjatat tradicionale që serviret në tryezat shqiptare për Vitin e Ri, përsheshi, me gjel deti, që ishte gatuar nga nëna e Donaldit, teksa duhet t’i dërgonte një mesazh.
Me sa duket gatimi i ka pëlqyer Beatrixot, e cila e ka falënderuar nënën e të dashurit të saj, duke treguar madje se kishte ngrënë dhe pjatën e Sarës. Ndërkohë që banorët e tjerë i sugjeronin si të shprehej, një nga vajzat i tha madje të thoshte se i puth të dyja duart “vjehrrës”, por as Donaldi nuk ka dashur, duke i thënë qartë ‘jo’.
“Mami i Donaldit, faleminderit shumë për përsheshin ishte shumë i mirë. Të lumshin duart. Kam ngrenë jo vetëm pjatën time, por edhe pjatën e Sarës”, iu drejtua Beatrix nënës së Donaldit.
Kujtojmë që natën e ndërrimit të viteve këngëtarja Beatrix Ramosaj është shfaqur e mërzitur.
Përgjatë pjesës më të madhe të kohës, ajo ka qëndruar vetëm dhe s’ka pranuar të flasë me njeri për shqetësimin që kishte.
Ndërkohë aktori është munduar ta qetësojë dhe të zbulojë se çfarë e mërziti të dashurën e tij.
“Nuk jam mirë nëse nuk je ti”, i drejtohet Donald Veshaj këngëtares. “Të iki të shtrihem më mirë, po mundohem shumë, të betohem”, i përgjigjet ajo. “Dua të të ndihmoj që të flesh mendjen nga kjo gjëja”, i tha aktori.