Pas një sëmundje të rëndë shuhet në moshën 65-vjeçare intelekuali dhe gazetari krutan Murat Aruçi. Ishte ndër të parët korrespondentë të Gazetës Shqiptare dhe një intelektual i përkushtuar i vlerave të qytetit të Krujës.

Të paharruara raportimet e tij sportive, sepse sporti ishte një pasion që e ndoqi deri në çastet e fundit. Por jo vetëm! Murati fliste rrjedhshëm italishten dhe anglishten dhe prej 5 vitesh kishte marrë çertifikatën si guidë turistike, duke shpalosur në këtë mënyrë talentin e tij të spikatur për t’iu prezantuar me pasion e dashuri kulturën dhe traditat e rralla shqiptare të huajve. Si gazetar korrekt dhe i apasionuar bashkëpunoi me shumë media nderkombëtare, mes të cilave dhe RAI.