Shërbimet publike në Shqipëri synojnë të arrijnë standardet më të mira ndërkombëtare.
Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimet, Milva Ekonomi bëri të ditur se, me fokus përshtatjen e përvojës më të mirë evropiane dhe ndërkombëtare për zbatimin e standardeve me në qendër qytetarin në shërbimet publike në Shqipëri, vijojnë shkëmbimet me ekspertët e angazhuar në mbështetje nga projekti CSDA, një fond i përbashkët donatorësh nën administrimin e UNDP-së.
“Pata mundësinë të prezantoja në takimin online, punën për zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e standardeve, duke u mbështetur në qasjet inovative dhe shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit”, tha Ekonomi.
Ekonomi theksoi se, kjo qasje do të synojë një shërbim më efikas për qytetarët dhe bizneset, nga një administratë e përgjegjshme që vlerësohet dhe për përputhshmërinë me këto standarde.