Zemërim dhe zhgënjim. Këto ishin ndjesitë e përjetuara mbrëmjen e së shtunës nga Andrea Agnelli dhe John Elkann, pas festës së diskutueshme të Paulo Dybala kundër Udinese. “Tuttosport” tregon sot se drejtuesi t e kanë konsideruar saktësisht si të pamend qëndrimin e Joya, veçanërisht nga pikëpamja e egoizmit personal përballë momentit të komplikuar të ekipit.

Një gjest jo si i një kapiteni të së ardhmes, me pak fjalë. Një sinjal shtesë që shkon kundër rinovimit. Megjithatë, është planifikuar një takim në shkurt, ku palët ende shpresojnë të gjejnë qetësi dhe pika të përbashkëta. Nëse nuk do të ndodhte kjo, nga Interi teh Barcelona ​​mund të ëndërronin vërtet…