Dhjetëra qytetarë në Laç kanë dalë në pritje të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili do t’i dorëzojë sot çelësat e banesave të rindërtuara qytetarëve. Banorët shprehin mirënjohjen e tyre për këtë investim të qeverisë turke, teksa theksojnë se lagjja e rindërtuar është sipas të gjitha standardeve.
“Erdogani për Kurbinin është jeta e Kurbinit”, thotë njëri prej tyre.
“I jemi falënderues qeverisë turke që ka dhënë kontribut për Kurbinin. Lagja e ndërtuar është shumë e mirë. Do të doja që këtu të bëhej edhe një xhami dhe të vendoset busti i Erdognit”, shprehet një tjetër.
“Lagjja e re është bërë shumë e bukur. Erdogan ka zemër t’i japë edhe më shumë Shqipërisë.”, thotë një tjetër.
‘E kanë ndihmuar qytetin e Laçit, tërmeti ishte fatkeqësi dhe qytetarët do strehohen tani. Lagjja e re është shumë e bukur”, thekson një qytetar./Shqiptarja.com