Sven-Goran Eriksson, ish-trajneri i Lazio, ndër të tjera, ka dhënë një intervistë për “Il Messaggero”, ku analizon situatën në Serie A: “Simone Inzaghi do të fitojë trengjyrëshin, jam i bindur se mundet. Sarri, trashëgimtari i tij bardhekaltër, duhet të përmirësojë kampionët e tij.

Shumë lojtarë të Lazio nuk janë të përshtatshëm për 4-3-3, ndaj trajneri duhet të rishikojë skemat e tij. Interi i kushton vëmendje Milanit, e shoh Napolin pas. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur me Juventusin. Një rikthim? Do të pranoja të drejtoja sërish në Itali”.