Zëdhënësi dhe badigardi personal i Sali Berishës, Flamur Noka, vijon inensivën e tij brenda Kuvendit për të kërkuar kohë pa limit në foltore.

Gjatë seancës parlamentare, ai është kapur në momente tensioni duke i shkruar kryeparlamentares Lindita Nikolla privatisht në telefon, ku i kërkon që të shkelë rregulloren dhe të rezervojë sa më shumë kohë për ish kryeministrin.

Më herët, Nikolla i ndërpreu fjalën Berishës pasi ai nuk po fliste për procedurën e ditës por po apelonte që Shqipëria të ndihmohet me fishekë dhe municione Ukrainën për t’u përballur me agresionin rus.

Pushtimi i foltores nga Berisha ishte një praktikë që kishte vite që nuk ndodhte, qysh nga koha kur në krye të Kuvendit ishte Ilir Meta i cili deklaronte se për aleatin e tij të vjetër ruante dobësi të veçantë, si dhe nuk ka asnjë rregullore që duhet respektuar kur flitet për të.

Tashmë, pas përjashtimit nga Partia Demokratike, në bazë të rregullores së Kuvendit, Berisha do të ketë kohë më të shkurtër në dispozicion për të folur në seancat parlamentare.