Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se fatura e taksave të mjetit rrugor do formatohet për të mirëorientuar taksapaguesin.
Kjo faturë shoqërohet me informacion të plotë se si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë (TVMP) apo taksa e luksit (TVML), çdo udhëzim mbi çregjistrimin provizor, riaktivizimin e mjetit për qarkullim, afatet e taksave dhe kontrollit teknik të mjetit, çregjistrimi i përhershëm, përjashtimi nga taksat, etj. Faturës i shtohen edhe elemente sigurie dhe leximi mes kodeve!