Kylie Jenner është bërë femra e parë në botë që arrin 300 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram. Kjo arritje e bën atë personin e dytë, pas futbollistit Cristiano Ronaldo (me 389 milionë), që arrin një numër kaq të lartë ndjekësish.

Më herët, ishte Ariana Grande, që mbante vendin e parë si femra më e ndjekur në Instagram. Në shkurt të vitit 2019, këngëtarja mblodhi 146.5 milionë ndjekës, duke ia kaluar Selena Gomez, e cila kishte pozicionin e më të ndjekurës para këngëtares.