Celularët klasikë BlackBerry nuk do të punojnë më nga dita e sotme, 22 vite pasi dolën në treg për herë të parë.
Marka kanadeze kishte njoftuar në shtatorin e vitit të kaluar se nuk do të kishte më “update” për pajisjet që punojnë me sistemet BlackBerry 7.1, BlackBerry 10 dhe BlackBerry PlayBook OS 2.1.
BlackBerry doli në shitje në vitin 2000 dhe u bë një nga celularët më të preferuar të punonjësve që u duhej të shkruanin dhe dërgonin e-maile sa më shpejt.