Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaron se logo e demokratëve është vetëm PD dhe se Sali Berisha është shtojcë në koalicionin non-grata. Ky reagim i Bardhit vjen pas deklaratës së LSI për ‘i tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh’.
Bardhi thekson se nuk ka Shtëpi të Lirisë, ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA! Sipas tij, në 6 mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën.
REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI
Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur ‘Non Grata’ logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD.
Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA! Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së.
“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!