Nën/kryetari i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij të mbajtur në takimin e Lulzim Bashës në Kurbin u shpreh se Basha tregoi më 8 janar se nuk ka frikë dhe nuk i dridhet qerpiku.
Gjekmarkaj shtoi se Basha është gati të përballet me Ramën dhe të jetë kryeministër.
Ai tha se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen dhe kanë vendosur t’i japin fund tranzicionit.
“Unë prej pak ditësh kam patur nderin dhe kam pranuar ftesën e Bashës për të qenë nënkryetar i kësaj force dhe një nga arsyet që e kam pranuar këtë është edhe data 8 janar, sepse kam parë që ai nuk ka frikë, nuk dridhet qerpiku. është i gatshëm të përballet me Edi Ramën, është i gatshëm të jetë nesër kryeministër i Shqipërisë”, është shprehur Gjekmarkaj.