Gjermania po planifikon lehtësimin e rregullave të karantinës pas një marrëveshjeje të qeverisë federale dhe atë shtetërore, sipas disa burimeve.
Ky vendim është nxitur nga përhapja e variantit të ri Omicron, i cili pritet të shkaktojë një rritje të rasteve të koronavirusit, duke paraqitur kërcënime operacionale për infrastrukturën kryesore.
Sipas rregullave të reja, personat do të duhet të karantinohen për vetëm 10 ditë, me mundësinë e daljes nga dita e shtatë nëse rezultojnë negativ. Aktualisht, karantina zgjat deri në 14 ditë në varësi të një sërë faktorësh.
Personat që kanë qënë në kontakt me një person të infektuar do të përjashtohen nga karantina nëse së fundmi kanë kryer dozen e dytë ose të tretë të vaksinës.