Gjithçka për Icardin, gjithçka ka të bëjë me formulën. Mauro i joshur nga Juve”, – shkruan sot “Tuttosport”. Juve fokusohet te sulmuesi argjentinas i PSG-së, ndërsa vetë lojtari po shtyn gjithashtu për lamtumirë, i joshur nga perspektiva për t’u rikthyer në Itali dhe qenë i rëndësishëm në një ekip të rëndësishëm.
Klubi parizien, megjithatë, të paktën për momentin, nuk është i hapur vetëm për huazimim, por vetëm në baza të përhershme (huazim po, por me detyrim blerjeje). Juventusi shpreson të gjejë një marrëveshje, por nuk mund të angazhohet për blerjen e detyrueshme në fund të sezonit.