E ardhmja e Erling Haaland mbetet akoma e paqartë. Hipotezat më të mundshme janë Premier League dhe La Liga, por në të ardhmen e sulmuesit mund të jenë të dyja skuadrat. Për këtë është i bindur ish-trajneri i lojtarit në kohën e Byrne FK Alf Ingve Berntsen, i cili ka thënë për Bernabeu Digital:
“E ardhmja e Haaland do të jetë në Spanjë dhe Angli, por nuk e di se në çfarë rendi. Erling është gati të largohet nga Dortmund dhe të shkojë te një klub i ri, jam i sigurt se përfaqësuesit e tij do të marrin vendimin më të mirë për të.
“Haaland do ta rriste ndjeshëm nivelin në një skuadër si ajo e Ancelotti-t, është një sulmues i madh që mund të luajë shumë mirë me Benzema, Vinicius ose Mbappe”.