Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur këtë të mërkurë me një foto të të arrestuarve të protestës së 8 janarit, të cilët kanë dalë para trupit gjykues.

Fotot mesa duket janë filmuar nga Albana Vokshi e cila ishte e pranishme ditën e sotme në ambjentet e Gjykatës.

Të arrestuarit kanë dalë para trupit gjykues pasi të shtunën, selia e Partisë Demokratike u sulmua me forcë nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar për largimin e kreut Lulzim Basha.