Në finalen e madhe të “Love Story 1”, protagonisti kryesor, Saimiri zgjodhi Meri Murrizin si partneren e tij. Ai i shprehu dashurinë publikisht dhe dolën çift nga programi.
Megjithatë, romanca e tyre nuk zgjati dhe dyshja nuk u panë asnjëherë bashkë. Tani Meri dhe Saimiri nuk ndiqen më as në rrjete sociale, duke treguar se nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin.
Saimiri është beqar dhe ndjekësit po i kërkojnë të bëhet pjesë e “Love Story 2”. Duket se ai po e mendon si mundësi, pasi në një postim në Instastory ka shkruar: Kam pasur mesazhe të shumta për një rikthim në Love Story. Si mendoni ju? Po apo jo?