PSG, që do të përballet me Olympique Lyon si vizitor të dielën, ka shpërndarë deklaratën mjekësore për Messin dhe pjesën tjetër të lojtarëve, që nuk do të jenë në gjendje të luajnë nesër. Kujtojmë që argjentinasi e kaloi COVID-in, por tashmë ka rezultuar negativ dhe, siç raportohet: “Ai do të vazhdojë me protokollin e tij individual të rikuperimit pas Covid-it për ditët në vijim”.
Nga ana tjetër, Angel Di Maria, Julian Draxler, Danilo Pereira, Layvin Kurzawa dhe Gianluigi Donnarumma mbeten të izoluar siç përcaktohet nga protokolli COVID. Nga Neymar, i cili synon të luajë në fazën eliminatore të Champions League kundër Real Madridit, pohojnë gjithashtu se: “Ai vazhdon të ketë mbikqyrjen e stafit mjekësor të Paris Saint-Germain. Rikthimi i tij në Paris do të ndodhë pas 3 javësh”.