Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi sot një takim me një matematikan të ri, i kthyer nga studimet në Angli, i cili ka ngritur kompaninë e tij teknologjike në Shqipëri.
Krifca theksoi se Arbi punon me agronomët për t’i kuptuar më mirë nevojat e territorit dhe për t’iu përshtatur kërkesave të prodhuesve.
“Takova Arbin sot, një matematikan i ri, kthyer nga studimet në Angli që ka ngritur kompaninë e tij teknologjike në Shqipëri fokusuar në përdorimin e dronëve dhe inteligjencës artificiale në shërbim të bujqësisë, shëndetit të tokës dhe të bimëve ku me anë të kamerave multispektrale ndërton modele efektive për mbjelljet, parandalimin e sëmundjeve, humbjet sezonale prej motit dhe monitorimin e proceseve, duke shfrytëzuar me efikasitet burimet ujore dhe nivelet ushqyese të kulturave bujqësore, duke reduktuar kostot dhe rritur produktivitetin”, nënvizoi Krifca.
Ministrja Krifca shprehet se “Arbi i tha se bujqësinë e sheh si një nga sektorët kyç të përfitimit të shërbimeve të tilla teknologjike dhe punon me agronomët tanë për t’i kuptuar më mirë nevojat e territorit dhe për t’i ardhur ndesh kërkesave të prodhuesve”.
“Entuziaste për modelet e të rinjve të Shqipërisë që përqafojnë bujqësinë dhe sjellin vazhdimisht inovacion dhe teknologji në sektor”, tha Krifca.