Variant i ri i koronavirusit Omicron po dominon në të gjithë botën.

Sëfundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se numri i të infektuarve është rritur gjatë një jave me 55%.

15 milionë raste janë regjistruar në të gjithë botën nga data 3 janar deri më 9 janar. Ekspertët janë shprehur se në mesin këtij muaji Franca mund të arrijë kulmin e të infektuarve.

Më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se qytetarët e pavaksinuar janë më të rrezikuar nga variant i ri Omicron, ndonëse deri më tani nuk raportohet më i rëndë se Delta.