Pas largimit nga skuadra e Partizanit, Ilir Daja ka gjetur skuadrën e re të cilën do ta drejtojë këtë sezon. Daja është trajneri i ri i skuadrës së Ballkanit në Kosovë, dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen ish-trajnerit të Partizanit, Tiranës, Dinamos dhe Flamurtarit.
‘Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja. Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Ilir Daja të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Artim Pllozhani do të jetë ndihmës i tij.
Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit. Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. Na priftë e mbara Suharekë- shkruhet në njoftimin në rrjetet sociale.