“La Gazzetta dello Sport” shkruan për interesimin e Interit për Paulo Dybala. Zikaltrit i kanë pëshpëritur tashmë argjentinasit gatishmërinë e tyre për të nënshkruar një kontratë 7.5 milionëshe për 5 vitet e ardhshme, deri në vitin 2027.
Tani presin të dinë orientimin e lojtarit dhe këshilltarëve të tij. Është një fazë vendimtare, duke qenë se kontrata e Dybala me Juventusin skadon për pak më shumë se 5 muaj dhe rregulloret e lejojnë atë të shikojë përreth për të gjetur strehim diku tjetër.
Në të gjitha këto ekziston mundësia që së shpejti të shfaqet gatishmëria e Juventusit për një rinovim 4-vjeçar. Në këtë drejtim po zhvillohen reflektime të rëndësishme.