Bekim Kuli, ish-sulmues i kampionatit shqiptar, tashmë trajner moshash ka marrë vëmendjen me statusin e tij të fundit. Kuli ka shpërthyer ashpër ndaj moderatores Arbana Osmani duke përmendur pagën e saj.
“Dëgjova një shprehje ku i tha një opinionist që ti Arbana Osmani je hero. Si e mbajte 5 orë këtë emisionin e Big Brother Vip? Doja t’i thoja, po 9 milion lekë në muaj t’i jep me 5 orë emision?
Vetëm ty edhe duke thënë Yje, Yje, Yje, pa të lagur shiu apo era, vesa, vishu, krifu e llapatitu…”, shkruan ai në rrjetet sociale.