Italia ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid për personat mbi 50 vjeç, sipas një njoftimi të qeverisë. Sipas qeverisë, vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për personat mbi 50 vjeç që nuk punojnë, ndërsa për personat mbi 50 vjeç që punojnë do të zgjatet “green pass”për përdorimin e mjeteve të transportit dhe aksesit në teatro, kinema, kafene, restorante, stadiume, konferenca.
Italianët si dhe të huajt që banojnë në vend do të kenë afat deri më 15 shkurt për t’u vaksinuar.
“Dy të tretat e pacientëve me koronavirus që janë të shtruar në ICU dhe 50% e atyre që janë shtruar në repartet e spitalit janë të pavaksinuar. “Ne duhet të reduktojmë numrin e të shtruarve në spitale,” tha ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza.
“Ne jemi vendi i parë që ka miratuar vaksinimin e detyrueshëm për qytetarët mbi 50 vjeç, shtoi ministri italian i Administratës Publike, Renato Bruneta.