Siç u paralajmërua, ditën e sotme, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” do të hyjnë disa banorë të rinj.
Ky vendim erdhi si rrjedhojë e shtyrjes së finales së madhe të emisionit më të ndjekur aktualisht për në datën 18 shkurt. Kjo gjë ishte pikërisht kërkesa e fansave pas kalimit të pritshmërive për klikimet dhe shikueshmërinë e programit.
Tashmë dimë se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të vazhdojnë të jenë të izoluar, dhe në këtë izolim të zgjatur nuk mund të mungonin banorë të rinj që do të shtonin dinamikat dhe ngjarjet.
Burime të “Gazetës Blic” kanë bërë me dije se sonte në shtëpi do të futet moderatorja kosovare, Egzona Rafuna.
Burime të tjera tregojnë se dy banorët e tjerë do të jenë një djalë dhe një vajzë, konkretisht të fushës së sportit.
Megjithatë, nuk na mbetet asgjë tjetër veç se të presim PRIME-n e rradhës për të zbuluar surprizat e reja.
Rikujtojmë se ditën e sotme, do të eleminohet një nga banorët midis DJ Dagz dhe Sara Berishës. Nominimi erdhi si pasojë e votave të secilit banor, por veçanërisht të Ilirit, i cili u zgjodh i preferuari i publikut, dhe kishte të drejtë të çonte automatikisht një banor në televotim.