Xhemi Shehu konsiderohet si një nga moderatoret më simpatike të ekranit. E spikatur për origjinalitetin e saj në prezantim, Xhemi ka moderuar një mori programesh siç është “Portokallia”, “E Diell” etj.
Por moderimi i “The Voice Kids 1” i ka lënë një shije shumë të hidhur moderatores.
Teksa ishte e ftuar në programin “Ëndërrtjerrësit”, Xhemi cilësoi “The Voice Kids” si spektaklin që nuk do të donte ta prezantonte.
“Është programi që jam bërë pishman, nuk ka dalë mirë, madje dhe ju e keni harruar që e kam bërë. Kam pasur eksperiencë jo fort të këndshme”.
Mesa duket Xhemi qenka penduar shumë.
Nga ana tjetër, ajo përmendi edhe “Portokallinë”. Spektaklin e humorit, ajo e cilësoi si programin që do i thoshte “PO” gjithnjë.
“Do ta mbaja gjithë jetën, pa dyshim”, tha moderatorja teksa ishte e ftuar tek “Ëndërrtjerrësit”.
Pas Portokallisë, ajo foli edhe për “E Diell”.
Xhemi Shehu e nisi karrierën e saj si velinë ku më pas spikati mjaft edhe si moderatore. Asaj i janë besuar projekte të mëdha, që kanë korrur sukses siç është rasti i Portokallisë.
E ftuar në program ishte dhe mikesha e ngushtë e saj, Arbana Osmani, ku gjithashtu rrëfeu të pathëna nga karriera e saj si prezantuese.