Einxhel dhe Dagz tashmë nuk e fshehin më pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. Ditën e fundit, ata kanë kaluar shumë kohë së bashku, ndërsa nuk ka munguar as afrimiteti fizik. Pasi shkëmbyen puthje në buzë, Einxhel i tregoi Beniadës se çfarë kishte ndodhur gjatë natës, por tha se ishte e lodhur dhe e pirë, duke shprehur kështu pendesë për veprimin e saj.
Natën tjetër, ata kaluan sërish kohë bashkë, në shtratin e Arbrit, dhe Einxhel i tregoi sot Beniadës se sikletin që ndjen për spektaklin e “Big Brother VIP”, ku pritet të diksutohet marrëdhënie e tyre. Einxhel: Tmerr e kam këtë “Prime-n” e sotëm Beniada: E di, por mos e merr me siklet Einxhel: E marr me siklet, sepse jam puthur prapë me atë Beniada: Ti do mbytur atëherë (qesh). Shumë mirë e bëre… Beniada: Si ka qenë kjo e dyta? Einxhel: Dua të dal jashtë Beniada: Ka qenë më mirë kjo e dyta? Einxhel: Boll, dua të dal jashtë….