Leonardo Bonucci harron atë episod të shëmtuar në finalen e Superkupës kundër Inter, karikon shokët e skuadrës dhe kërcënon bigët e Evropës: “Këtë vit synojmë ti shkojmë Champions League deri në fund, dëshirojmë të fitojmë. Vitin e shkuar treguam se Juve është aty në ndeshjet teke.
Njerëzit thonë se nuk kemi uri, kështu thuhej edhe vitin e shkuar, por fituam dy trofe, Kupën e Italisë dhe Superkupën”, u shpreh Bonucci duke u ndalur më pas tek përfshirja e tij në formacionin më të mirë të FIFA-s:
“Të vlerësohesh nga kolegët është gjëja më e bukur në këtë punë që bëjmë. 2021 ishte një vit i bukur, mes Juves dhe Evropianit, një vit i madh për mua në aspektin personal”, theksoi Bunicci në intervistën e tij për faqen zyrtare të Juves ndërsa shtoi se ai së bashku me Italinë do të kërkojnë deri në fund të shkojnë në Katar.