Gjatë intervistës së dhënë për Tuttosport, Miralem Pjanic ka folur edhe për situatën e ish-shokut të skuadrës Paulo Dybala dhe për negociatat e gjata për rinovimin e kontratës:

“Jam argëtuar gjithmonë me të, është një lojtar që Juventus-i nuk duhet ta humbasë. Ai, Bonuçi dhe Chiellini janë aty prej vitesh dhe janë të rëndësishëm edhe brenda skuadrës për t’u shpjeguar atyre që vijnë nga jashtë se çfarë është Juventus”, ka thënë Pjanic.

“Rinovimi? Nëse dy palët duan të njëjtën gjë, një zgjidhje do të gjendet. Dybala-n do ta mbaja gjithmonë, ka një mentalitet fitues”.