6 ditë pasi kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paditi për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot për t’i pyetur përfaqësues të FSHF-së.
Ata do të pyeten në lidhje me akuzat e Bashkisë së kryeqytetit se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.
Kujtojmë se në akuzat e tij Veliaj rendit një sërë shkeljes, teksa thekson se ato janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktimin e rezultatit të zgjedhjes së Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës, sipas interesave klienteliste të kreut aktual të FSHF-së.
Kujtojmë se po Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për Armando Dukën lidhur me një sërë akuzash që kanë të bëjnë me korrupsion, shpërdorim detyre dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Në total janë 41 anëtarë ndërkohë që FSHF ka kontaktuar policë privat për procesin zgjedhor, ndërsa jashtë godinës së FSHF ka edhe policë të shtetit. Ndërkohë që sot në drejtim të FSHF ka ardhur një tjetër kallëzim nga Akademia e Futbollit Luftëtari.
Këto zgjedhje vijnë në një kohë kur Bashkia e Tiranës ka kërkuar një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe i ka kërkuar ambasadave të huaja në vendin tonë që t’i bllokojnë vizës kreun e FSHF-së, Armand Duka. Dosja është përgatitur nga bashkia e Tiranës në cilësinë e aksionerit të klubit të Tiranës, ndërsa do dorëzohet ndër të tjera edhe tek FBI, që hetoi dhe rrëzoi krerët e FIFA-s dhe UEFA-s të zhytur në korrupsion. Nga ana tjetër, FSHF-ja ka akuzuar Bashkinë se po ndërhyn në zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Tiranës, sipas së cilëve po favorizojnë kandidatin Eduart Prodani.