Kendall Jenner duket se është “imun” ndaj të ftohtit. Modelja 26-vjeçare doli në dëborë me bikini të zeza dhe me një palë çizme prej gëzofi. Ajo ndau disa foto në rrjete sociale dhe tregoi trupin perfekt duke i lënë pak vend imagjinatës.

Modelja ka shpjeguar se kush fshihet pas këtij akti të guximshëm. Ajo shkruan se vendosi ta bënte këtë sepse ia kishte sugjeruar Wim Hoff. 62 vjeçari, i cili njihet edhe me emrin “The Iceman”, është një motivues holandez, i famshëm për aftësinë e tij për t’i bërë ballë temperaturave të ftohta.

Gëyneth Paltrow, Jim Carey, Tom Cruise, Oprah Winfrey dhe një sërë personazhesh të tjerë të famshëm nuk i kanë rezistuar metodës alternative të vetë-trajtimit të supernjeriut holandez. Shumica e ithtarëve të doktrinës së mirëqenies, kanë guxuar dhe e përsërisin pa pushim.

Holandezi mund të ketë arritur bëmat e tij më të mëdha shuëm vite më parë kur notoi për 57.5 metra nën akullin e liqenit në Finlandë. Ai ia atribuon këto arritje metodës së tij ​​ëHM, një kombinim i ekspozimit të shpeshtë të të ftohtit, teknikave të frymëmarrjes, jogës dhe meditimit.