Mund t’ju ketë ndodhur që të takoni dikë dhe të ndjeni një lidhje të fortë me ta pavarësisht se s’i kishit takuar më parë? Ky fenomen shpjegohet përmes energjisë së fortë që mund të shkëmbejnë dy të huaj, por nëse keni lexuar diçka me tepër rreth jetëve të mëparshme hapet një diskutim i ri.
Sipas shumë fizikantëve, spiritualistëve dhe njerëzve të besimeve të ndryshme, kur një njeri i huaj të jep ndjesë e familjaritetit që në momentin e parë, me shumë gjasa ka qenë pjesë e juaja në jetën e shkuar. Si ta kuptoni këtë?
Hidhini një sy përshtatjes astrologjike-Lidhjet e jetës së shkuar mund t’i shihni fare qartë duke studiuar sa shumë përputheni me njëri-tjetrin përmes astrologjisë.
Dinamikat e marrëdhënies suaj janë shpesh herë konfuzuese-Ndonjëherë në marrëdhënie të caktuara, mund të ndjeni që roli juaj është në të vërtetë i kundërt nga ai që keni. Përshembull, keni dëgjuar kur thonë: “Ndjej që unë jam mamaja dhe ajo është vajza ime.”- kur dikush flet për nënën? Ky lloj ekuilibri është një indikacion që na ndihmon të kuptojmë më shumë për sfidat dhe problemet e marrëdhënieve në jetët e shkuara.
Kur je me ta koha nuk ekziston-Edhe nëse keni vite pa folur apo pa dalë me njëri-tjetrin, kur jeni bashkë koha nuk ekziston dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Nëse keni një raport me dikë nga një tjetër jetë, asnjë lloj distance nuk ndikon tek marrëdhënia juaj. Nëse është e thënë që do të ritakoheni, jeta do ta gjej rrugën pavarësisht vështirësive.
Instikti flet më shumë për një lidhje në të shkuarën-Vetëm ndjesia e parë që ju krijohet kur e shihni mund të flasë shumë për personin përballë. Ti nuk e shpjegon dot, por ndjesia e familjaritetit dhe intimitetit është e pashmangshme. Reagimi ndaj këtij njeriu mund të jetë për mirë ose për keq dhe në shumë pak raste mund të jetë neutrale. E keni vënë re pse ndonjëherë, pa e njohur fare personin tjetër, themi që s’na pëlqeu? Kjo mund të jetë një shenjë që tregon se gjërat mes jush në jetën tjetër s’kanë qenë dhe aq mirë.
Jeni ekstremisht të dhënë pas njëri-tjetrit-Shpirtrat binjakë (ose njerëzit ë i keni patur pranë në jetën e mëparshme) mund të vijnë në jetën tuaj në forma të ndryshme. Jo gjithmonë shpirti binjak është partneri juaj romantik- mund të jetë shoku më i mirë, kolegu ose dhe një nga pjesëtarët e familjes. Sipas ekspertëve çfarë i bashkon është fakti që janë të dhënë pas njëri-tjetrit në një mënyrë krejt të veçantë. Asnjë nuk bëhet pjesë e jetës sonë pa arsye, që do të thotë se disa njerëz i takoni pasi punët e së shkuarës janë ende të pambyllura.