Qeveria shqiptare i ka adresuar tanimë shqiptarëve një numër pyetjesh mbi një sërë temash që kanë të bëjnë me familjen, ekonominë, punën, drejtësinë, vaksinimin dhe integrimin në Bashkimin Europian.

Pyetja e parë e këtij pyetësori prek çështjen e familjës, ku në Shqipëri ka një numër të madh nënash me tre a më shumë fëmijë, të cilat për të rritur fëmijët nuk shkojnë në punë ose edhe kur punojnë, janë në kushte më të vështira se të punësuarit e tjerë.

Të pasurit tre a më shumë fëmijë kërkon shpenzime më të mëdha, prandaj me anë të këtij pyetësori synohet të njihet opinioni i qytetarëve nëse nënat që rrisin tre apo më shumë fëmijë të mitur duhet të përfitojnë mbështeje sociale nga shteti.

Edhe në Europë kjo është një çështje e shumë diskutuar. Hungaria është ndër ato vende të Europës që mbështet përmes pagesës financiare nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë në shtëpi. Pagesa në këtë vend jepet ndërmjet moshës 3 deri në 8 vjeç të fëmijës më të vogël.