Në shtëpinë e Milna kanë një arsye për të buzëqeshur, dëmtimi që Ibra pësoi në sfidën kundër Juves, nuk është aq i rëndë sa dukej në fillim. Suedezi doli nga fusha pas vetëm 30 minutash lojë, duke u ankuar për një problem në tendinën e Akilit.
Pas ekzaminimeve që iu nënshtrua përgjigjet ishin optimiste pasi nuk bëhet fjalë për dëmtim të rëndë, stafi mjekësorë është besim plotë se Ibra mund të rikuperohet në kohë për derbin kundër Inter. Për momentin sulmuesin po zhvillon stërvitje të diferencuar.
Shqetësuese është situata në lidhje me Franck Kessie. Mesfushori pësoi një dëmtim gjatë sfidës me Egjiptin duke lënë fushën mes lotësh. Gjendja e tij do të monitorohet me kujdes vetëm pasi të jetë rikthyer në Milanelo.